Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare Shkupi, sonte si vendas ka barazuar (0:0)) por kualifikimin e ka siguruar me fitoren me 0:5 një javë më parë në konak të Hegelmanit të Lituanisë.
Shkupi kualifikohet në rrethin e dytë të Conference League në futboll.
Shkupi ka dominuar por portat mbeten të paprekura sonte në stadiumin “Todor Proeski”.
Kundërshtari i Shkupit tani është skuadra bullgare Levski.
Ndeshja e parë luhet të enjten e ardhshme në Shkup, ndërsa ajo e kthimit në Bullgari më 3 gusht.