Kampioni në fuqi, Shkupi, ka shënuar fitore në Strumicë, duke e mundur me rezultat 1:0p Akademia Pandev-in.
Një fitore e madhe kur kohet parasysh se shkupjanët nga minuta e 35-të mbeten me një lojtar më pak.
Futbollisti Albert Diene realizoi në minutën e 53-të, për triumfin e kampionit.
Pas javës së 10-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Struga Trim Lum kryeson me 25 pikë, pasojnë Shkëndija me 16, Tikveshi 16, Shkupi 15, Sileksi 15, Bregallnica 12, Rabotrniçki 11, Makedonija GP 9. Akademia Pandev 7, Pobeda 7 dhe Skopje 1 pikë.