10
Shkup, 6 janar – Shkupi edhe sot është qyteti më i ndotur në Evropë. Sipas tabelës në platformën për matje të ndotjes së ajrit “Aj kju air”, kryeqyteti ndodhet në vendin e pestë në botë me nivel të grimcave të dëmshme PM prej 172 njësi të matura në orën 12.
Me këto vlera, ajroi në qytet është kategorizuar si “jo i shëndetshëm”.
Menjëherë prapa Shkupit është Prishtina në vendin e 6-të, me indeks 161, Sofja është e 11-ta me vlerë të indeksit prej 153 njësive.
Listën e qyteteve më të ndotiura e kryespojnë Delhi në Indi (225), Lahori (224) në Pakistan dhe Hanoi (185) në Vietnam.
Para tre ditësh, Shkupi ishte qyteti më i ndotur në botë, kur, sipas platformës “Aj kju air” në kryeqytet ihsin vërejtur 263 grimca të dëmshme.
Ndërkohë, nga Qyteti i Shkupit informuan se po bëhen kontrolle të përforcuara inspektuese dhe po sshqiptohen dënime dhe akuzuan se nga 14 institucione të angazhuara për mjedisin jetëssor, vetëm tre janë në terren.
Nga pushteti përkujtojnë se në fuqi janë masat afatshkurta dhe afatgjata dhe u bënë thirrje vetëqeverisjeve lokale t’i lëshojnë në terren inspektorët komunal, posaçërisht në ndërmarrjet e vogla dhe të messme, ndërkaq jo vetëm në ato të cilat kanë leje të integruar A dhe B.
Zëvendësministrja e Mjedisit Jetëor, ANe Lashkoska, këto ditë, u bëri thirrje komunave dhe të gjitha institucioneve kompetente të përfshihen në aktivitetet për përballje me ndotjen e ajrit.
BURIMI: zhurnal.mk