Shkupi drejt titullit kampion, fiton Rabotniçkin në Çair

March 12, 2022
1 minut lexim

Shkupi ka marrë fitore ndaj Rabotniçkit në ndeshjen hapëse të xhiros së 23-të në elitën e futbollit vendor, duke gëzuar kështu tifozët “Shvercerat” dhe publikun vendas që për herë të parë në gjysmësezonin pranveror ishin në shkallët e stadiumit në Çair.

Golashënuesi më i mirë, Adetunxhi shënoi golin e parë për bardheblutë, ndërsa për të vulosur fitoren e skuadrës nga Çairi mendoi Marjan Radeski që u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes. Me këtë fitore, Shkupi vazhdon kryesimin në renditjen tabelare në elitën vendore, me 55 pikë të grumbulluara.

Kjo ishte ndeshja e vetma që zhvillua sot në kuadër të xhiros së 23-të, ndërsa nesër në program janë 5 ndeshjet tjera.

Shkëndija në Tetovë do të pret Tiiveshin, Struga do të zhvillojë transfertën me Akademia Pandevin, Makedonija Gjorçe Petrovi pret Skopjen, ndërsa Bregallnica takohet me Borecin.

Të gjitha takimet luhen nga ora 15:00.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

LIVE: Lëvizja e re e Rusisë – detajet e fundit se çfarë po ndodhë në Ukrainë

Story i radhës

Eurodeputetët letër Komisionit Evropian: Ngrini negociatat dhe ndërprisni ndihmat për Serbinë

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e martë 27 maj 2025

Dashi Përfitoni nga ambienti i ngrohte qe kane krijuar yjet ne jetën tuaj ne çift dhe dashurojuni ashtu si e ndjeni. Mos mendoni për askënd tjetër. Beqaret nuk do kënaqen me takime
sqmken
ShkoLartë