Shkup, mbi 300 gjoba për shkelje në trafik

February 7, 2022
1 minut lexim

Gjithsej 312 masa në komunikacion janë shqiptuar në territorin e Qytetit të Shkupit dje në kuadër të kontrolleve të përforcuara në komunikacion. Prej tyre, për vozitje më shpejtë se sa shpejtësia e lejuar janë shqiptuar 77 sanksione, 70 për mosdhënie të përparësisë së kalimit për këmbësorë, 38 masa për vozitje pa patentë shoferi, ndërsa 34 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.

“Janë shqiptuar 12 masa për vetura të paregjistruara, 19 sanksione për mospërdorim të rripit të sigurisë, 12 kundërvajtje për këmbësorë, shtatë masa për shofer fillestar, pesë për përdorim të telefonit celular”, informuan sot nga MPB.

Paralajmërojnë vazhdimin e kontrolleve të përforcuara në kontroll edhe në ditët e ardhshme dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski hoqi dorë nga privilegjet, nuk shfrytëzon vilën Vodno

Story i radhës

Google ndryshon logon pas 8 vitesh por që vështirë të dallohet

Të fundit nga

ShkoLartë