Kovaçevski hoqi dorë nga privilegjet, nuk shfrytëzon vilën Vodno

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka hequr dorë nga shfrytëzimi i vilës kryeministrore në Vodno, mëson TV21. Këtë e konfirmojnë edhe nga Qeveria.

“Kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski nuk e shfrytëzon vilën kryeministrore. Me familjen është në shtëpinë e njëjtë ku ka banuar deri më tani. Nuk ka kërkuar privilegje të tjera”, thanë nga Qeveria.

Vila kryeministrore gjendet në Vondo, afër presidentit të shtetit. Kjo vilë ka siguri të lartë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tango në orarin e demonstratave

Story i radhës

Shkup, mbi 300 gjoba për shkelje në trafik

Të fundit nga