Nga Kopshti Zoologjik i Shkupit njoftojnë se kanë shpëtuar kalin që ishte lidhur në një banese të braktisur në lagjen “Debar Maallo” në Shkup, përcjell TV21. Në aksionin e shpëtimit kanë marrë pjesë MPB, Kopshti Zoologjik dhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari.
“Kali i vogël i cili për fat të keq ka qenë i lidhur në ndërtesën e rrënuar dhe mbeti pa ushqim dhe ujë, në orët e vona të mbrëmjes është dërguar në Kopshtin Zoologjik të Shkupit ku do t’i ofrojmë kujdesin veterinar dhe kujdes më të mirë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Kopshtit Zoologjik