Me qëllim të stimulimit të të rinjve që të përdorin mënyrë alternative dhe ekologjike të transportit, Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme ka marrë vendime për subvencionimin e të rinjve, për blerjen e skuterëve elektrikë dhe biçikleta.
Me vendimet, njoftuan nga Bashkia e Shkupit, për herë të parë sigurohen subvencione për të rinjtë, deri në moshën 29 vjeçare, të cilët janë banorë të Bashkisë së Shkupit.
Me vendimin e parë, Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e skuterëve elektrikë për të rinjtë. Shuma maksimale për subvencionin individual për blerjen e skuterit elektrik për person përcaktohet në shumën prej 50 për qind të vlerës së skuterit elektrik, por jo më shumë se 8.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin e të ardhurave personale.
Me vendimin e dytë, Bashkia e Shkupit do të subvencionojë blerjen e biçikletave për të rinjtë. Shuma maksimale për subvencionin individual për blerjen e biçikletës për person përcaktohet në shumën prej 50 për qind të vlerës së biçikletës, por jo më shumë se 4.000,00 denarë për person, përfshirë tatimin mbi të ardhurat personale.