Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se gjatë ditëve në vijim në territorin e qytetit të Shkupit do të bëhet dezinsektimi nga toka dhe me avion kundër mushkonjave, sipas orarit të mëposhtëm:
- Dezinsektimi nga toka kundër formave të rritura të mushkonjave do të kryhet nga nesër 22.06.2022, (e mërkurë) deri të shtunën (25.06.2022), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03:00 të ditës së nesërme.
- Dezinfektimi me avion kundër formave të rritura të mushkonjave, nga ana tjetër, do të bëhet më datën 25.06.2022 (e shtunë) dhe më datën 26.06.2022 (e diel), në orët e para të mëngjesit.