rivaldo mahnitet nga talenti i lamine yamal 671589098e0c3

Rivaldo mahnitet nga talenti i Lamine Yamal

October 21, 2024
1 minut lexim

Lamine Yamal po vazhdon të befasojë të gjithë me paraqitjet e tij fantastike dhe atë në moshën 17-vjeçare dhe kjo duket se e ka mahnitur edhe ish-legjendën e Barcelonës, Rivaldo.

Në një intervistë për “Sport”, Rivaldo foli për stilin e lojës që e karakterizon sensacionin spanjoll, teksa pranoi se pret që ai të ketë një ndikim të madh në futboll.

“Ai më kujton veten mua, sepse unë gjithashtu e kam shijuar futbollin, atë gëzim. Ai e ka atë gëzim, ai luan për ta shijuar, ai e shijon atë që bën po ashtu edhe tifozët.

Ai është vetëm 17-vjeçar, por luan sikur të ishte 27. Natyrisht, ai do të bëhet i madh, tashmë është madje. Ai po bën një punë të madhe. Ai është një kampion i Evropës, po bën mirë te Barcelona. Një ditë do të jetë më i miri në botë”.

“Ne duhet ta mbrojmë atë sepse është një lojtar i talentuar. Futbolli është i vështirë për t’u luajtur, ka ndërhyrje të palejueshme, por jo me dhunë apo për t’u lënduar.

Gjyqtarët duhet të jenë më të vëmendshëm, jo vetëm për atë, por për të gjithë”, ka thënë Rivaldo.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

izraeli zotohet te godase bankat qe mbeshtesin financiarisht hezbollahun 67158763e42ea
Story i mëparshëm

Izraeli zotohet të godasë bankat që mbështesin financiarisht Hezbollahun

alarmante si grate nga ballkani po shperndahen neper grupet e telegramit 67158ae7c8962
Story i radhës

Alarmante/ Si gratë nga Ballkani po shpërndahen nëpër grupet e Telegramit

Të fundit nga

ShkoLartë