Shkup, burri 74 vjeç ka përdorur 3 fëmijë për të grabitur një grua me nevoja të veçanta fizike

April 7, 2023
1 minut lexim

Prokuroria kërkon paraburgim për një 74-vjeçar pasi i njëjti dyshohet se bashkë me tre të mitur ka plaçkitur një grua me nevoja të veçanta fizike, përcjell TV21. Veprën penale ai e ka kryer në bashkëveprim me tre fëmijë të moshës 15, 13 dhe 17-vjeçare, për të cilët do të zhvillohet procedurë konform Ligjit për të Drejtat e Fëmijëve.

“Të gjithë së bashku, me përdorimin e forcës i kanë marrë 30.000 denarë të dëmtuarës. Pasi që i dyshuari ka marrë informacion se viktima – personi me nevoja të veçanta fizike ka marrë para nga vajza e saj për të blerë ilaçe, ai së bashku me tre fëmijët i është afruar shtëpisë së saj në rrugën “Patris Lumuba” në Shkup”. Njërit prej fëmijëve i ka dhënë një çekan dhe instruksione verbale se si ta kryejnë veprën dhe ua ka treguar vendin kur viktima i ruan paratë. Tre fëmijët hynë në shtëpi nga dera, të cilën i dyshuari i rritur më parë e kishte lënë të hapur duke përdorur çelësin që viktima ia kishte besuar. Kur e kanë takuar të dëmtuarën, njëri prej fëmijëve i ka mbuluar gojën dhe dy të tjerët ia kanë mbajtur duart. Ia kanë marrë portofolin në të cilin ajo mbante paratë dhe menjëherë kanë ikur me veturën në të cilën i priste i dyshuari”, thonë nga Prokuroria.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Superliga e Kosovës rikthehet nesër me këto ndeshje

Story i radhës

Shefi i diplomacisë ruse: Kina objektivi i radhës i Perëndimit

Të fundit nga

Mexhiti: BDI është e kapur dhe e mbaruar

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në fjalimin e tij në Kuvend në përgjigje të interpelancës së parashtruar nga BDI, deklaroi se kjo parti është duke manifestuar një retorikë arrogante dhe

Lushaku-Sadriu fton diasporën të votojë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë thirrje ndaj diasporës që të votojnë në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt. Lushaku-Sadriu ka
ShkoLartë