shkrumbohet banesa private ne qytet studenti shpetojne mrekullisht nena dhe dy femijet 6a69cd0faa483

Shkrumbohet banesa private në Qytet Studenti, shpëtojnë mrekullisht nëna dhe dy fëmijët

July 29, 2026
1 minut lexim

Një banesë private është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Studenti.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar për kontroll në spital por nuk kanë pasur dëmtime nga zjarri apo tymi.

Si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e pabanueshme.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për shkëndijë elektrike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

varreza masive ne zubin potok kerkohet paraburgim ndaj dy te dyshuarve 6a69cc94e95b6
Lajmi i mëparshëm

Varreza masive në Zubin Potok: Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve

vdekjet misterioze te elefanteve nxisin hetim urgjent ne kenia 6a69cd70c886d
Lajmi i radhës

Vdekjet misterioze të elefantëve, nxisin hetim urgjent në Kenia

Të fundit nga

ShkoLartë