Pasi kanë mbërritur të gjithë pjesëmarrësit e ftuar në takimin e Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup, është bërë edhe fotoja e parë familjare me të gjithë të pjesëmarrësit. Në qendër të fotos familjare është kryesuesi dhe nikoqiri i këtij takimi, ministri i Jashtëm i vendit, Bujar Osmani.
