Ka shkuar në 20 numri i të vdekurve që janë gjetur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut, raportojnë mediat lokale.
Trupat u gjetën në tavernën Enyobeni herët të dielën dhe raportet thonë se disa njerëz u plagosën.
“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim,” tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newzroom Africa.
“Ne nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë”, ka theksuar Tembinkosi Kinana.
Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje në provincën e Kepit Lindor.
Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur t’i shohin trupat e tyre, thonë raportet dhe vendasit kanë kërkuar që vendi të mbyllet, shkruan BBC.