Shkollat e shkupit do t’i hapin dyert për programet studimore të universiteteve

1 minut lexim

Sektori për Arsim në Bashkinë e Shkupit filloi aktivitetet për realizimin e projektit “Shkollat e Shkupit me dyer të hapura për universitetet për të promovuar programet studimore”.

Me realizimin e këtij projekti, Bashkia e Shkupit dëshiron të ndihmojë maturantët në përcaktimin se ku duhet të vazhdojnë në studime më tej.

Projekti mundvson ndërlidhje dhe komunikim mes universiteteve dhe shkollave të mesme në komunikim online ose në shkollë, varësisht nga gjendja me COVID-19.

Sipas Bashkisë së Shkupit me këtë mënyrë, nxënësit maturantë do ta kenë më lehtë të marrin vendimin se ku do të studiojnë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Stuhia rrëzon 10 shtylla tensioni në juglindje, OSSH: Situatë kritike, grupet e punës janë në terren

Story i radhës

Keane: Simeone do të ishte trajner ideal për skuadrën angleze

Të fundit nga