shkolla te mesme nga portugalia italia rumunia dhe turqia vizite ne komunen e sarajit 6228d4dba0817

Shkolla të mesme nga Portugalia, Italia, Rumunia dhe Turqia vizitë në komunën e Sarajit

March 9, 2022
1 minut lexim

Në kuadër të projektit ERASMUS + realizuar nga Shkolla e mesme e qytetit të Shkupit – Saraj, sot në hapësirat e komunës së Sarajit, znj. Miranda Rameti priti në vizitë përfaqësues nga shkollat e mesme nga Portugalia, Italia, Rumunia dhe Turqia.

Ky takim ishte me qellim edukativo-arsimor dhe informativ, ku nga ana e komunës u prezentua përbërja administrative e komunës, pozita gjeografike, domografia dhe të dhëna tjera kryesisht me karakter informativ.

Ky projekt në kuadër të Erasmus+ i fituar nga SHMQSH – Saraj ka rëndësi të veçantë për shkëmbimin e përvojave shkollore ndërshtetërore dhe e përgëzojmë stafin për punën dhe suksesin e tyre.

MARKETING

RENT A CAR

mbyllet nje qender e testimit per koronavirus ne prishtine 6228d37c4354a
Story i mëparshëm

Mbyllet një qendër e testimit për Koronavirus në Prishtinë

DITA STAROVA QERIMI 3
Story i radhës

Dita Starova Qerimi, Gruaja Evropiane e Vitit (FOTO)

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë