Dita Starova Qerimi, Gruaja Evropiane e Vitit (FOTO)

Për herë të parë sivjet, Delegacioni i Bashkimit Europian ndau çmimin për gruan europiane të vitit. Çmimi është një aktivitet kryesor i të ashtuquajturit #TeamEurope i realizuar së bashku me Nives Tiganj, Ambasadore e Kroacisë, Anke Holstein, Ambasadore e Gjermanisë, Kristen Forsgren Bengtsson, Ambasadore e Suedisë, Monica Axinte, Ambasadore e Rumanisë dhe David Geer, Ambasador i Bashkimit Europian.

Ne mes tyre e nominuar ishte edhe drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, Dita Starova Qerimi.

Dita Starova është pedagoge e shquar akademike, profesoreshë dhe drejtoreshë e Galerisë Kombëtare që nga viti 2015. Ajo e përfundoi shkollimin e saj në Shkup, kurse bazat e arsimit artistik i mori në studion Ecole d’art Delaroyere në Paris, pasi së cilës ajo organizoi ekspozitën e saj të parë.

Dita ka realizuar 14 solo dhe mbi 50 ekspozita kombëtare dhe botërore, dhe arti i saj është pjesë e koleksioneve të Muzeut të Artit Bashkëkohor dhe Galerisë Kombëtare.

“Kam kënaqësinë që në mes të këtyre grave të mrekullueshme, në përzgjedhje jam dhe une. Kjo ,mirënjohje është një motiv për mua që të vazhdoj të eci përpara me bindjet e mia të forta se përmes humanizmit dhe kulturës mund të promovojmë dhe forcojmë vlerat evropiane”, ka thënë Starova.

Çmimi për gruan evropiane të vitit nderon barazinë dhe mundësitë e barabarta si vlerë themelore të BE-së.

Story i mëparshëm

Shkolla të mesme nga Portugalia, Italia, Rumunia dhe Turqia vizitë në komunën e Sarajit

Story i radhës

Shtyhet takimi mes Juves dhe Dybalas

Të fundit nga