Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lidhja e Prizrenit” nga e hëna do ta nis mësimin përkundër grevës së shpallur nga SBASHK-u.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i kësaj shkolle, Qazim Maloku.
Ai njoftoi se pas mbledhjes së mbajtur të premten e kaluar e kanë ndërmarrë këtë vendim.
Mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë vendosur që ta ndryshojnë formën e presionit ndaj qeverisë, ata do të protestojnë çdo ditë për gjysmë ore deri në realizim të kërkesave, por që grevën do ta ndërpresin.