shkoder 49 vjecarja humb jeten ne spital dyshohet se konsumoi sasi te madhe medikamentesh 6a74ad754997d

Shkodër, 49-vjeçarja humb jetën në spital, dyshohet se konsumoi sasi të madhe medikamentesh

August 6, 2026
1 minut lexim

Një 49-vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi të madhe medikamentesh në banesën e saj.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 13:50 ka ndërruar jetë shtetasja me inicialet D. P., e cila ishte transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë pasojave.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet që ekspertizat përkatëse të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

imeri vuciq nuk flet per paqe krenohet me bllokimin e njohjes se kosoves nga bosnja permes republikes srpska 6a74acf2f2a60
Lajmi i mëparshëm

​Imeri: Vuçiq nuk flet për paqe, krenohet me bllokimin e njohjes së Kosovës nga Bosnja përmes Republikës Srpska

vala e te nxehtit alarmon korene e jugut 21 viktima 6a74add0b855e
Lajmi i radhës

Vala e të nxehtit alarmon Korenë e Jugut, 21 viktima

Të fundit nga

ShkoLartë