Një 25-vjeçar është dëmtuar në kokë pas një incidenti të ndodhur mesditën e sotme në një lokal në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:00, shtetasi M. Ll., 25 vjeç, banues në Shkodër, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ambientet e një lokali, duke pësuar dëmtime në kokë.
Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i riu është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
25-vjeçari ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Burimi: botasot.info


