Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, ka reaguar pas vendimit dënues ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si “padrejtësi historike” ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.
Tahiri tha se qytetarët kanë të drejtë të shprehin revoltën dhe zhgënjimin e tyre, ndërsa theksoi se kundërshtimi i këtij vendimi do të vazhdojë edhe në aspektin institucional.
“Ka qenë vendim skandaloz, i turpshëm. Hapat e ardhshëm, ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë me qytetarët e Kosovës, por edhe në mënyrë institucionale kemi përgjegjësi”, tha Tahiri.
Ai bëri thirrje për unitet ndërmjet forcave politike në vend, duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të ketë një qëndrim të përbashkët lidhur me këtë çështje.
“Ftoj që me pasë unifikim, me qenë të bashkuar. Mendoj se kurrë më shumë arsye në kuptim kombëtar se sot, nuk kemi pasur. Po ashtu pres që forcat politike në Kuvendin e Kosovës kanë me qenë të bashkuara, të jemi të bashkuar të kundërshtojmë këtë padrejtësi”, deklaroi ai.
Tahiri shprehu bindjen se, pavarësisht zhvillimeve, “populli i Kosovës do të fitojë”.
Burimi: botasot.info


