SHKK parandalon futjen telefonit dhe substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

June 15, 2024
1 minut lexim

Të shtunën, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.

Siç njofton SHKK, gjatë patrullimit të perimetrit të brendshëm dhe të të gjitha zonave përreth, në zonën 01, është hasur në gjëra të dyshimta.

Pas kontrollimit të tyre, është vërejtur një qese (çorape) e mbyllur, ku brenda saj  ishte një telefon dhe një substancë e dyshuar narkotike.

Lidhur me rastin, është themeluar Komision Hetimor i brendshëm, ndërsa është njoftuar edhe Policia.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Dodik: Bosnja dhe Hercegovina është kolonia e fundit në Evropë

Story i radhës

​“Kam parë mjaftueshëm”, Ronaldinho shpërthen kundër Kombëtares së Brazilit

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë