Shkëndija vetëm për tre pikë! Neziri: Patjetër e kemi që të kthehemi te fitoret

Shkëndija nha Tetova të dielën në takimin e xhiros së 23-të do të presin në Stadiumin e Qytetit në Tetovë ekipin e Tikveshit nga Kavadari.

Nis kështu faza e tretë e kampionatit ku të gjitha ekipet do të ndeshen për herë të tretë ndërmjet veti në njëmbëdhjetë xhirot e fundit, e objektivi i kuqezinjve në këtë fazë është që të grumbullojnë maksimumin e pikëve nga ndeshjet që kanë ngelur deri në përfundim të kampionatit.

Të dyja skuadrat për herë të fundit u takuan në fund të muajit tetor në Tetovë në kuadër të xhiros së 12-të, një takim që përfundoi me barazimin 1:1.

Ndërkaq do të jetë kjo përballja e 7-të e Shkëndijës kundër Tikveshit gjatë historikut, përderisa statistikat tregojnë se Shkëndija ka 2 fitore, Tikveshi ka 1 fitore, ndërsa 3 ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Mexhit Neziri, tha: “Duhet një orë e më parë të harrojmë dy ndeshjet e fundit dhe të fokusohemi në vazhdimin e kampionatit. Me ndeshjen kundër Tikveshit futemi në fazën e tretë të kampionatit dhe patjetër e kemi që të kthehemi te fitoret. Objektivi ynë në këto 11 ndeshjet e fundit që kanë ngelur është që të grumbullojmë maksimumin e pikëve. E seria e fitoreve duhet të startojë që nga ndeshja e ditës së diel kundër Tikveshit”.

 

Arbitër kryesor i takimit do të jetë Igor Stojçevski nga Shkupi, do t’i ndihmojnë Daniell Vasilevski nga Shkupi dhe Sllagjan Markoski nga Gostivari, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Kristijan Gjurovski, poashtu nga Shkupi.

Të rejat në skuadër:

Për shkak të ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e fundit, qendërmbrojtësi Jan Krivak mbetet jashtë kombinimit.

Tikveshi

Pozita momentale: Ekipi i Tikveshit gjendet në vendin e 9-të në tabelën e klasifikimit me 21 pikë të tubuara.

Ecuria: Tikveshi në pesë xhirot e fundit në ligë ka shënuar dy fitore dhe tre humbje,

E diel, 13 mars
Liga e Parë, xhiroja e njëzetetretë
Stadiumi i Qytetit në Tetovë
Tikvesh 15:09

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Alarm fals, Donaldit po i pëlqen loja “tërhiqe mos e këput”

Story i radhës

Donat Syla fiton medalje të bronztë

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish