Shkëndija e Tetovës ka një rast të mirë, sidomos pas fitores 2:0 në Shkup ndaj Araratit, për të kaluar pengesën e parë në kualifikimet e Conferece League.
“Pasditen e sotme në Jerevan luajnë ndaj Araratit, ndeshja fillon në orën 17:00, me ambicie për të arritur një tjetër rezultat të mirë dhe për t’u ballafaquar në dy ndeshje me Valmeira nga Letonia në turin e dytë kualifikues në këtë kompeticion europian.
Pavarësisht kësaj, duke respektuar cilësitë e skuadrës nga Armenia, është fakt që Shkendia është një ekip më i mirë, ka lojtarë më të mirë dhe ka një traditë më të mirë në futbollin evropian.
Pra, gjithçka është në anën e përbërjes së skuadrës së Artim Shaqirit”, shkruan mes të tjera “Sportmedia”.