shkendija e haracines feston triumfin e pare ne ligen e pare 6a80c84d54781

Shkëndija e Haraçinës feston triumfin e parë në Ligën e Parë

August 15, 2026
1 minut lexim
shkendi

Moment historik për Shkëndijën e Haraçinës. Ekipi haraçinas arkëtoi pikët e plota për herë të parë këtë sezon, pasi në xhiron e tretë triumfoi 1:0 ndaj Tikveshit.

Golin e vetëm të përballjes e shënoi Marko Simonovski. Sulmuesi realizoi në minutën e 27-të, duke i dhënë skuadrës së tij avantazhin që u ruajt deri në vërshëllimën e fundit.

Kjo është fitorja e parë e Shkëndijës që prej paraqitjes së saj në Ligën e Parë, duke i dhënë një tjetër dimension debutimit në kampionatin elitar.

Ndërkohë, Sileksi nuk pati shumë probleme përballë Skopjes, duke marrë një fitore të sigurt me shifrat 3:0.

Java e tretë do të kompletohet nesër. Struga do të ketë përballë Vardarin, ndërsa Shkëndija do të kërkojë pikët ndaj Bregallnicës.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rita ora mahnit me bikini ne jahtin luksoz ne ibiza 6a80c45da67f5
Lajmi i mëparshëm

Rita Ora mahnit me bikini në jahtin luksoz në Ibiza

momenti kur dy shokeve u ngec koka ne karriget e spitalit pasi njeri perpiqet te ndihmoje tjetrin 6a80deed5f474
Lajmi i radhës

Momenti kur dy shokëve u ngec koka në karriget e spitalit, pasi njëri përpiqet të ndihmojë tjetrin

Të fundit nga

ShkoLartë