Shkëmbimi i të dhënave mes iPhone dhe një kompjuteri Windows bëhet më i shpejtë dhe i lehtë

December 13, 2024
1 minut lexim

Shkëmbimi i të dhënave mes iPhone dhe Mac është super i thjesht me thuajse zero pengesa. Android dhe Chrome kanë një marrëdhënie të ngjashme. Por Windows nuk ka më një prezencë të botën e smartfonëve që kur Microsoft e braktisi këtë segment.

Por sot kompania ka vendosur të ndryshojë këtë situatë duke e bërë të thjeshtë shkëmbimin e të dhënave mes Windows 11 dhe iPhone.

Sipas një postimi në blog në Windows Insider, versioni më i fundit i Phone Link mundet që me shpejtësi të ndajë të dhëna të çdo lloji mes Windows 11 dhe iPhone.

Phone Link dhe shoqëruesi i saj në iOS quajtur Link to Windows, mund të ndanin të dhëna përmes Bluetooth, por kushdo që e ka provuar e di sesa i ngadaltë e i dhimbshëm është ky proces.

Versioni i përditësuar integruar në përditësimin e fundit të Windows për insajderët mund të dërgojë të dhëna mbi rrjetin lokal ose celular në një mënyrë shumë të ngjashme me sistemin AirDrop të Apple.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Autori i 11 vjedhjeve në dy muaj, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Story i radhës

Mbi 900 produkte në “Shportën e Vitit të Ri”

Të fundit nga

ShkoLartë