Duket se pjesëmarrja në “Big Brother VIP” i ka ndikuar për mirë modeles së njohur, Beniada Nishani. Përveçse ajo mori ofertë pune në televizion në Shqipëri, ajo ka marrë oferta për të qenë e ftuar edhe në emisionet italiane.
Një ditë më parë, bukuroshja bionde ka zbuluar se ka qenë në emisionin “Tiki-Taka”, i cili transmetohet në gjigantin italian “Mediaset”.
Beniada ka ndarë me ndjekësit foto e video të ndryshme nga mbrëmja e djeshme, që nga prapaskena, teksa bëhet gati, me bashkëpunëtorë dhe gjatë intervistës.
Beniada Nishani
Ndërkohë përballë prezantuesit, Piero Chiambretti, Nishani ka dhënë një intervistë të sinqertë dhe ka zbuluar detaje që publiku italian mund të mos i dinte për të.
Nga ana tjetër kujtojmë se “Tiki Taka” i dedikohet sportit. Emisioni, i cili transmetohet në “Mediaset” mbledh çdo të hënë ekspertët dhe gazetarët më të mirë nga fusha e sportit dhe Beniada ishte një nga të përzgjedhurat e mbrëmjes së djeshme.
Beniada Nishani
Beniada tashmë është duke u mësuar me botën e sportit, pasi është pjesë e “Procesit Sportiv” në ekranin e Top Channel. Por jo vetëm kaq, pasi ajo mori edhe një tjetër format, një rubrikë në “E Diell”.
Që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duket se modelja seksi ka nisur një jetë e re. Ajo tashmë ka lënë Italinë dhe është zhvendosur në Tiranë, ku mund të jetë më pranë punëve dhe projekteve të shumta që e presin.
Beniada Nishani