Shkëlqen Ernest Muçi, sulmuesi shqiptar realizon dy gola në miqësore
Ernest Muçi ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë në miqësoren e fundit që skuadra e tij, Legia e Varshavës luajti kundër Radomiakut. Sulmuesi shqiptar realizoi dy gola në triumfin 4-0.
Një test i mirë për 20 vjeçarin tani që kampionati është ndalur për shkak të pauzës së kombëtareve.
Shqiptari shënoi në minutën e 20 të pjesës së parë dhe në minutën e 81.