Qeveria në seancën e sotme të 90-të i shkarkoi drejtorin dhe anëtarët e Këshillit mbikëqyrës të fabrikës për automjete hekurudhore “Veles”, SHPKNJP– Veles, e njohur si Kolska.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 90-të ka shkarkuar nga detyra udhëheqësin dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të fabrikës për makina hekurudhore “Veles”, DOOEL – Veles (e njohur në publik si Kolska). Në seancë është konstatuar se menaxhmenti i fabrikës ka treguar rezultate financiare negative në funksionimin e saj, pavarësisht se këtij subjekti i është dhënë mbështetje financiare nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e Qeverisë dërguar mediave.