Shkaqet pse qytetarët po e lëshojnë Kosovën?

Shkaqet pse të rinjtë dhe të rejat, qytetarët në përgjithësi, mjekët po e lëshojnë Kosovën janë: Papunësia dhe rrogat e ulëta, tjerat janë pollavra vetëm sa për të thënë diçka.

Po të evitohen këto dy shkaqe, askush nuk do ta lëshonte Kosovën.

Por kjo nuk mund të ndodh në një vend në të cilin, shkalla e korrupsionit dhe krimit ekonomik të organizuar është në nivel alarmant.

– Bujqve iu është marrë toka 

-Bosat e politikës kanë krijuar pasuri marramendëse, të cilët edhe po të pyeten prej nga gjithë këto pasuri, i rrudhin krahët në përgjigje, sepse nuk i dinë as vetë burimet.

– Lufta e subjekteve politike për pushtet nuk zhvillohet për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve, por gjetja e mundësive për të ardhur në pushtet për t’i  punësuar dhe pasuruar bashkëpartiakët e tyre.

– Fëmija e oligarkëve politikë dhe e funksionarëve të lartë shtetërorë shkojnë për të studiuar jashtë vendit, ndërkaq fëmijët e shtresave të varfëra sado intelegjencën dhe të suksesshëm që janë nuk e kanë këtë mundësi.

Së këtejmi: Përderisa në Kosovë nuk ulet papunësia, nuk luftohet korrupsioni dhe krimi ekonomik i orgonizuar, nuk ngriten rrogat e punëtorëve në të gjithë sektorët, në administratë, shëndetësi, arsim, polici dhe përderisa, pasuritë e vjedhura (të pa justifikueshme) nuk i’u kthehen qytetarëve, trendi i ikjës jashtë vendit i qytetarëve të Kosovës jo vetëm që nuk do të ndërprehet, por vetëm sa do të intensifikohet edhe më shumë, duke e shpopulluar Kosovën , si njëra ndër të këqiajt më të mëdha dhe më të padrejta për një vend siç është Kosova me pasuri të pashtershme minerare dhe të tjera…

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Twitter padit Elon Musk në gjykatë

Story i radhës

Vijojnë kërkimet për turistin në Greqi/ Tre të rinj i rrëmbeu rryma në plazhin e Halidhikisë, dy u shpëtuan

Të fundit nga