Shitjet e video lojërave pritet të bien për herë të parë prej vitesh ndërsa një tjetër industri e cila shënoi një boom gjatë pandemisë është në hije përballë një recensioni global.
Lojërat dhe shërbimet pritet të shënojnë një rënie me 1.2% në 188 miliardë dollarë në 2022 sipas firmë analitike Ampere Analysis.
Sektori u rrit me 26% nga 2019-ta në 2021 duke arritur një rekord prej 191 miliardë dollarë vlerë tregu. Shitjet e video lojërave janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që prej 2015-ës tregojnë të dhënat e Ampere.
Por veçanërisht gjatë mbylljes së Covid-19 në 2020-ën, ky sektor u rrit me njerëzit që kishin ngelur brenda shtëpisë.
Lançimi i gjeneratave të reja të konsolave nga Microsoft dhe Sony të njëjtin vitin vetëm sa shtuan kërkesën. Por me mbërritjen e Xbox Series X dhe S apo PlayStation 5, nisi një krizë çipesh dhe gjetja e një konsole në treg ishte mision i pamundur. /PCWorld Albanian