Shitjet e smartfonëve shënojnë rritje për herë të parë pas 4 vitesh

January 31, 2022
1 minut lexim

Tregu botëror i smartfonëve u rrit për herë të parë në katër viti por numri total i pajisjeve të shitura mbetej poshtë niveleve të para-pandemisë sipas firmës analitike Counterpoint Research.

Shitjet vjetor të smartfonëve u rritën me 4% në 1.39 miliardë pajisje në 2021 edhe pse pandemia e covid-19 dhe kriza e çipeve ndikoi tek furnizimi.

Të dhënat e Counterpoint tregon se në 2017-ën u shitën 1.56 miliardë smartfonëve, një statistikë që ka qenë në rënie të vazhdueshme nga 2018 deri në 2020.

Ndërsa vitin e kaluar rritja e shitjeve erdhi si rezultat i kërkesës në rritje në Amerikën e Veriut, Amerikën Latine dhe Indi. Nga ana tjetër u pa një rënie e shitjeve me 2% në Kinë.

Samsung mban vendin e parë si prodhuesi më i madh në botë i smartfonëve duke shitur 271 milionë pajisje në 2021 ose 6% rritje vjetore vetëm në segmentin e smartfonëve të rangut të mesëm.

Apple pati një rritje të madhe prej 18% në 2021 dhe shitur 237.9 milionë smartfonëve nisur nga performanca e fortë e iPhone 12.

Prodhuesi Kinez Xiaomi pati rritjen më të madhe prej 31% në 190 milionë pajisje të shitura. Kompania Kineze është bërë prodhuesi i tretë më i madh në botë i smartfonëve e madje në Indi ka tejkaluar edhe Samsung. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Socialistët qëndrojnë në pushtet, kryeministri portugez fiton mandatin e dytë të qeverisë

Story i radhës

Policia në aksion, mbyllen katër lokale në Kumanovë

Të fundit nga

OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim

Dhjetë organizata të shoqërisë civile kanë paraqitur kallëzim penal kundër personave të panjohur në BIA dhe polici për përgjimet. Kjo sipas dyshimeve se telefonat e aktivistëve dhe gazetarëve janë “infektuar” me softuerin
ShkoLartë