shitje droge dhe shfrytezim prostitucioni ekzekutohen masat e sigurise per 4 persona ne vlore 67f7c0ad1c00a

Shitje droge dhe shfrytëzim prostitucioni! Ekzekutohen masat e sigurisë për 4 persona në Vlorë

April 10, 2025
1 minut lexim

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Trails”, duke arrestuar 4 persona për veprimtaritë kriminale të shitjes së narkotikëve dhe shfrytëzimit të prostitucionit.

Një person u arrestua për prodhimin dhe shitjen e narkotikëve, ndërsa tre gra morën masa sigurie “Arrest në shtëpi” për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni. Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Trails”. Si rezultat i një hetimi me metoda speciale, u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, i shfrytëzimit për prostitucion dhe ushtrimit të prostitucionit. Ekzekutohen 4 masa sigurie: masa “Arrest në burg” për autorin e shitjes së lëndëve narkotike dhe masa “Arrest në shtëpi”, për 3 shtetaset e përfshira në veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024, të kryer me metoda speciale hetimi, në bashkëpunim me Prokurorinë së Vlorës, ekzekutoi 4 masa sigurie, konkretisht:
-masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasin A. T., 39 vjeç, i arrestuar më herët në kuadër të operacionit “Tabacchino”, pasi dyshohej si bashkëpunëtor në shitjen e lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis, në dy subjekte tregtare në Vlorë;
-masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”, për shtetaset:
J. B., 40 vjeçe, banuese në Vlorë;
O. A., 27 vjeçe, banuese në Vlorë;
E. H., 28 vjeçe, banuese në Vlorë.

Nga hetimet e kryera dhe bazuar në provat e siguruara (përfshirë pamje filmike), dyshohet se shtetasi A. T. u siguronte këtyre 3 shtetaseve dhe klientëve të tyre, lëndë narkotike, kryesisht kokainë. Ndërkohë, shtetaset J. B. dhe O. A., përveçse ushtronin prostitucion, shfrytëzonin edhe shtetasen E. H., për këtë veprimtari të paligjshme. Strukturat hetimore vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë shfrytëzuar për prostitucion, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

HIGJIENA KOMUNALE
Story i mëparshëm

Punonjësit e “Higjienës Komunale” dhe “Parqe dhe Gjelbërimi” ankohen për keqpërdorime dhe kërcënime nga BDI-ja

si e shohin qytetaret paralajmerimin per rritjen e cmimit te energjise elektrike 67f7ca078b9bd
Story i radhës

Si e shohin qytetarët paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike?

Të fundit nga

Gjendet 17 vjeçarja e zhdukur nga Ferizaj

Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në Stacionin Policor në Ferizaj është raportuar një rast i zhdukjes së një vajze 17-vjeçare. Sipas deklaratës së nënës së saj, e mitura ishte larguar nga

​Anulohet gara e Drag Race, zbulohen arsyet

Në kuadër të kalendarit të aktiviteteve për vitin 2025, Eurogoma Racing Team dhe Federata e Auto Sportit të Kosovës (FASK) kanë qenë të angazhuara për zhvillimin e garave të radhës në disiplinën
ShkoLartë