Shitja e hekurit, për një kafshatë bukë, Sinan mbledh hekur nëpër kosha plehrash

October 19, 2024
min lexim

Shkup, 19 tetor – ”E nxjerri hekurin nga këto pjesë, e sheh hekurin? Po. E nxjerri nga këtu dhe pak e nga pak e mbledh e mbushi këtë torbë, nëse jo shëndet”, tha Bajram Sinan, qytetar.

Thënien që mbeturinat që dikush i hedh janë thesar për dikë tjetër, e vërteton më së miri Bajram Sinan nga Shuto Orizari, i cili çdo ditë kontrollon kontejnerët e Shkupit që të gjejë metale të ndryshme dhe pas shitjes të mund të blejë një kafshatë bukë.

Ai thotë se ndihma sociale që merr nuk i mjafton dhe kjo e ka detyruar që të kërkoj metale nëpër mbeturina.

Dhe sa mund të fitosh për një ditë?

“Për një ditë më së shumti 200 denarë, më shumë nuk mundët. Ku i shet pastaj? I shes në hekurishte, ka shumë hekurishte. Dhe tani atje shkon? Jo, tani shkoj në kontejner”, tha Bajram Sinan, qytetar.

A është ky kontejneri i parë që erdhe të mbledhësh mbeturina?

“Isha në të gjithë Fushë Topanën, A është e vështirë që të mbledhësh hekur neper kontejnerë pa mbrojtje. Të thash, për një copë bukë, mbrojtëse nuk mbajmë edhe ashtu marrim infeksione nga mbeturinat, marrim ndonjë ilaç dhe shëndoshemi, çfarë të bëjmë”, shtoi Bajram Sinan – qytetar.

Në këtë kontejner nuk gjete asgjë?

“Jo, nuk ka asgjë, vetëm mbeturina. Tani shkon në tjetër? Po shkoj në tjetër e pastaj edhe në Çair. Nga sa kontejner në ditë kalon? Deri në ora 17:00 këtu do jem nëse gjej mirë nëse jo shkoj në shtëpi, shtoi Bajram Sinan.

Bajram Sinan nuk është personi i vetëm që jeton nga grumbullimi dhe shitja e metaleve. Në vend ka shumë persona të tillë. Sipas statistikave të kryqit të kuq, persona të pa strehë në Shkup që kanë vizituar punktin e të pastrehëve në vitin 2023 janë gjithsejte 180 persona, prej të cilëve 136 meshkuj nga mosha 5 deri në moshën 81 vjeçare, dhe 44 femra nga mosha 5 deri në moshën 80 vjeçe. Nga ky numër, 30% e tyre janë të pa arsimuar, 19% me arsimim fillor, tjerët kanë kryer ndonjë zanat apo arsimim formal. 42 % e personave të cilët vizitojnë punktin e të pastrehëve të Kryqit të kuq në Shkup janë të varur nga alkooli, droga, bixhozi dhe probleme familjare ndërsa 26 % e tyre ballafaqohen me varfëri.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Manchester Utd me mund të madh ndal tre pikë

Story i radhës

VMRO-ja për bul. “Hasan Prishtina”: 10 milionë euro janë bllokuar për shkak të Arsovskës

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë