vmro ja per bul hasan prishtina 10 milione euro jane bllokuar per shkak te arsovskes 6713ebee8ce5b

VMRO-ja për bul. “Hasan Prishtina”: 10 milionë euro janë bllokuar për shkak të Arsovskës

October 19, 2024
1 minut lexim


Këshilltarja e Qytetit të Shkupit, Aneta Markovska Ilievska, në konferencën e sotme për media ka akuzuar se 10 milionë euro të dedikuara për ndërtimin e bulevardit “Hasan Prishtina” janë bllokuar për shkak të paaftësisë së kryetares Danela Arsovska, përcjell TV21. Ky projekt kapital, i cili duhet të lehtësojë trafikun në pjesën nga Vizbegu deri te unaza, është i një rëndësie të madhe për Shkupin, por sipas Markovska Ilievskës, projekti nuk ka filluar, edhe pse bulevardi është paraparë të jetë gati deri në shkurt të këtij viti.


“Truri i të paaftës Arsovska, padyshim që nuk funksionon në atë drejtim se si të përfundojnë projektet për të mirën e qytetarëve. Mesa duket për Arsovskën kanë rëndësi vetëm kalkulimet personale, ose sipas informacioneve në opinion paratë në vend që për bulevardin janë përdorur për qëllime të tjera, për të njëjtin janë bërë tenderë për përzgjedhjen e kompanive që do ta ndërtojnë, edhe pse ka institucione që merren me këtë. Përderisa Arsovska nuk i përdor paratë që ka në llogari për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj, Qeveria ndau mjete për 270 projekte për të gjitha komunat në Maqedoni me vlerë prej rreth 4 miliardë denarë, që është vetëm vala e parë e investimeve në komuna”, tha Aneta Markovska Ilievska.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

shitja e hekurit per nje kafshate buke sinan mbledh hekur neper kosha plehrash 6713e4ed26085
Story i mëparshëm

Shitja e hekurit, për një kafshatë bukë, Sinan mbledh hekur nëpër kosha plehrash

aksident ne pogradec perplasen dy makina njera prej tyre godet edhe trafikndaresen 6713edce62bce
Story i radhës

Aksident në Pogradec/ Përplasen dy makina, njëra prej tyre godet edhe trafikndarësen!

Të fundit nga

Alpi gjendet shëndoshë dhe mirë

Alpi i cili ishte raportuar i zhdukur është gjetur shëndoshë e mirë. Për kërkimin e Alpit ishin angazhuar njësiti K-9 i Policisë, FSK-ja, ekipe të kërkim shpëtimit dhe shumë qytetarë. Ende nuk
ShkoLartë