Shitësit ambulantë në Tetovë: Ka selektime edhe kur na largojnë nga rruga

March 23, 2022
1 minut lexim

Këta të fundit ankohen se ka selektime edhe gjatë largimeve e kërkojnë t’u caktohet një vend fiks për shitje.

“15 vite shesim lule thonë do ua caktojmë këtu-aty, edhe përfundimi tani edhe lule nuk jemi duke shitur. Ne kërkojmë të vendoset ndonjë vend ku ne të funksionojmë, ne jemi të gatshëm të dalim nuk jemi decid se këtu duhet të shesim ose ska. Ndonjë lejojnë të shesë, ndonjë jo.”,- tha një shitës lulesh.

“Edhe unë dua të shes si tjerët dhe nuk dua t’i pengoj askujt. Ngandonjëherë edhe ajo punë bëhet. Unë dua të shes lule si shesin të tjerët.”,- u shpreh një shitës lulesh.

Inspektorati komunal: Asnjë selektim, respektojmë ligjin

Nga inspektorati komunal thonë se nuk ka selektime në largimin e shitësve që pengojë lëvizjen e lirë.

“Kemi probleme me shitësit ambulantë, kemi probleme me ndërtimet pa leje, ka një sërë kontrollesh që bëhen nga inspektorati komunal që ka kompetenca të veta. 80% të shitësve ambulantë i kemi larguar, ka edhe prej tyre që punojnë. Në trotuare ka pasur shumë numër të madh shitësish, tani ka vetëm një numër të vogël, edhe ata do të largohen sipas ligjit. Ne vazhdojmë të bëjmë pastrimin e trotuareve, nuk ka selektime në atë mënyrë.”,- tha udhëheqësi i Inspektoratit komunal, Gani Aliji.

Pranojnë megjithatë se kanë probleme me tarracat e shtuara të lokaleve të cilat me vite, pa lejen e komunës, shfrytëzojnë pronën publike, duke bërë konkurrencë jolojale. Nuk mungojnë edhe ndërtimet pa leje dhe ndotja e ambientit.

Nga Iniciativa “Më mirë për Tetovën”, thanë se numri për ankesa i vënë në dispozicion, nuk funksionon. Ata kërkuan nga inspektorët që të vazhdojnë kontrollet me zero tolerancë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ali Ahmeti: I paharrueshëm do të mbetet kontributi i Madelaine Albright për pavarësinë e Kosovës

Story i radhës

Prishtina – Penza, finalja e Ligës Unike

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë