Ali Ahmeti: I paharrueshëm do të mbetet kontributi i Madelaine Albright për pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Bashkimit demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas lajmit për vdekjen e Madelaine Albright në profilin e tij në Facebook ka shkruar:

Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të ish sekretares të Shtetit të SHBA-ve, një nga personalitetet më të shquara të politikës dhe diplomacisë botërore, znj. Madeleine Albright.

I paharrueshëm ndër ne do të mbetet kontributi i saj për pavarësinë e Kosovës, personaliteti paqedashës dhe përkrahja e madhe që çdoherë i ka dhënë vendit tonë në rrugën e zhvillimit dhe integrimit në strukturat euro-atlantike.

Kujtimet nga takimet me zonjën Albright më kanë lënë mbresa të veçanta duke e ndjerë atë si pjesë e jona e pandarë në historinë moderne të kombit tonë, ku zonja Albright zë vend të rëndësishëm dhe nuk do të harrohet asnjëherë nga kombi shqiptar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ibrahimi: Kjo është jo-ja më e dëmshme që një qeveri i ka bërë vendit

Story i radhës

Shitësit ambulantë në Tetovë: Ka selektime edhe kur na largojnë nga rruga

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish