Ibrahimi: Kjo është jo-ja më e dëmshme që një qeveri i ka bërë vendit

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë projekti i gazsjellësit asnjëherë nuk është dashur të shihet si projekt bazuar në kosto financiare, sipas tij, duhet të shihet si një projekt i një rëndësie të lartë gjeostrategjike.

“Fondet e MCC për ta ndihmuar këtë projekt janë vetëm një tregues i rëndësisë që i është dhënë këtij projekti nga administrata amerikane”, ka thënë Ibrahimi me anë një postimi në rrjetin social Facebook.

“Projekti Compakt është vetëm mekanizimi implementues i fondeve të MCC dhe përmes këtij projekti mund të implementohen edhe projekte tjera, sikur që po përmendet tani një projekt për bateri”.

Ibrahimi ka theksuar se projekti i gazsjellësit është refuzuar. “Ky refuzim për mendimin tim është jo-ja më e dëmshme që një qeveri aa ka bërë vendit që 20-vjet”, ka thënë Ibrahimi.

Qeveria e Kosovës sot ka shqyrtuar nismën e Ministrisë së Financave për negocimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit në mes Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit për projektin “Kompakti i Sfidave të Mijëvjeçarit”, përmes të cilës kanë nisur procedurat për marrjen e grantit nga MCC në vlerë 200 milionë euro për investime në sektorin e energjisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Di Lorenzo iu nënshtrua një vizite specialistike

Story i radhës

Ali Ahmeti: I paharrueshëm do të mbetet kontributi i Madelaine Albright për pavarësinë e Kosovës

Të fundit nga