Ballkani është shumë pranë kualifikimit në fazën e grupeve të Conference League.
Ndeshja e parë në Shkup përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të skuadrës së Kosovës. Në stadiumin “Fadil Vokrri” pritet të ketë një “pushtim” nga ana e tifozëve.
Sipas raportimeve të fundit janë shitur të gjitha biletat e stadiumit, 13.500 të tilla.
Kur jemi vetëm 24 orë orë para nisjes së këtij takimi thuhet se nuk ka më bileta të ngelura. Praktikisht ky është numri edhe i banorëve të Therandës që falë rezultateve të arritura nga Ilir Daja, askush nuk do të mbeti në shtëpi gjatë orarit të takimit, por do të jenë në stadium.