shiste kanabis me perqindje te larte thc je arrestohet 26 vjecari ja cfare iu sekuestrua 6ab384ef4f85d

Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestrua

September 23, 2026
1 minut lexim

Një 26-vjeçar është arrestuar pasi shiste lëndë narkotike në doza në Mamurras. Në pranga është vënë Denis Shytaj.

Sipas policisë, të riut iu gjetën 338 doza kanabisi, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet. Droga u gjet e fshehur në një objekt të improvizuar.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, operacioni antidrogë i koduar “Target 4”.

Sekuestrohen 338 doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e tyre në trajtë gelato (me përqindje të lartë THC-je), sasi e kësaj lënde narkotike, sasi e lëndës narkotike Kokainë, 2 peshore elektronike, 2 celularë dhe 1 automjet.

Vihet në pranga 26-vjeçari që shiste lëndët narkotike në Mamurras. Lëndët u gjetën të fshehura në hyrje të qytetit.

Specialistët e seksioneve për Hetimin e Narkotikëve dhe për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin antidrogë, të koduar “Target 4”, gjatë të cilit, pas 2 muajsh hetime me metoda proaktive, u dokumentua veprimtaria kriminale e një shtetasi, në fushat e prodhimit dhe shitjes së lëndëve të ndryshme narkotike.

Konkretisht, u arrestua shtetasi D. Sh., 26 vjeç, banues në Mamurras.

Nga hetimi dhe ndjekja intensive e këtij rasti, në hyrje të qytetit, në një objekt të improvizuar, u gjetën të fshehura nga 26-vjeçari, dyshohet me qëllim shitjen në Mamurras, 194 doza të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 144 doza të kësaj lënde në trajtë gelato me përqindje të lartë THC-je, sasi e së njëjtës lëndë, sasi e lëndës narkotike Kokainë dhe 2 peshore elektronike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

do ta votoja edhe sot specialen zogiani kritikon deklaraten e grudes 6ab384729c94b
Lajmi i mëparshëm

“Do ta votoja edhe sot Specialen”/ Zogiani kritikon deklaratën e Grudës

pas dakordesise marreveshja mes shba danimarkes dhe groenlandes nenshkruhet ne margjinat e okb se 6ab385510c455
Lajmi i radhës

Pas dakordësisë, marrëveshja mes SHBA, Danimarkës dhe Groenlandës nënshkruhet në margjinat e OKB-së

Të fundit nga

ShkoLartë