do ta votoja edhe sot specialen zogiani kritikon deklaraten e grudes 6ab384729c94b

“Do ta votoja edhe sot Specialen”/ Zogiani kritikon deklaratën e Grudës

September 23, 2026
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të pendohet për themelimin e Gjykatës Speciale, pavarësisht zhvillimeve dhe vendimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Lajmi.net

“Nuk besoj, dhe nuk duhet të jemi pishman për themelimin e Gjykatës Speciale, aspak!”, ka thënë Gruda.

Ndërkohë, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Ai ka argumentuar se nëse PDK-ja do ta votonte sërish Specialen, kjo tregon, sipas tij, se kundërshtimi ndaj saj nuk është parimor.

Zogiani ka shkruar se qëndrimi i PDK-së ndryshon në varësi të rrethanave politike dhe e ka cilësuar këtë si “përdorim oportunist të çështjes së UÇK-së”.

Postimi i plotë:

Nëse kryetari i Grupit Parlamentar të PDK thotë do ta votoja edhe sot Gjykatën Speciale, dhe duke qenë se Kosova ka një marrëveshje me BE-në për ktë gjë, rreziku ekziston që në rrethana tjera këta ta bëjnë prap “gabimin” e njejt… Pra, këta nuk po kanë kundërshtim parimor ndaj një gjykate kundër UÇK, por kundërshtimi i tyre është konjuktural, kur ndryshojnë rrethanat, dalin prap na thonë: kush është kundër Gjykatës, është kundër Amerikës, dhe nuk dalim nga ky cikël i pafund i “gabimeve” të tyre, që në thelb janë përdorim oportunist i çështjes së UÇK!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

tajfuni dujuan godet japonine 7 te vdekur 6 te zhdukur dhe 58 mije familje pa energji 6ab369315f514
Lajmi i mëparshëm

Tajfuni Dujuan godet Japoninë: 7 të vdekur, 6 të zhdukur dhe 58 mijë familje pa energji

shiste kanabis me perqindje te larte thc je arrestohet 26 vjecari ja cfare iu sekuestrua 6ab384ef4f85d
Lajmi i radhës

Shiste kanabis me përqindje të lartë THC-je, arrestohet 26-vjeçari! Ja çfarë iu sekuestrua

Të fundit nga

ShkoLartë