Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministrja daneze Mette Frederiksen dhe kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, nënshkruan një marrëveshjen midis SHBA-së, Danimarkës dhe Groenlandës që synon forcimin e sigurisë në rajonin e Arktikut dhe Oqeanin Atlantik të Veriut.
Nënshkrimi u bë në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork erdhi vetëm pak ditë pasi Trump njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për të forcuar praninë ushtarake amerikane në ishullin e madh gjysmë-autonom që është pjesë e Danimarkës.
“Kjo është shumë e rëndësishme për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për të gjithë. Dhe do të jetë e mrekullueshme për Groenlandën”, tha Trump pak para nënshkrimit.
Trump deklaronte prej muajsh se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e SHBA-së dhe ka kërcënuar se do të marrë territorin gjysmë-autonom nga aleati i NATO-s, Danimarka.
Zyrtarë nga SHBA-ja, Groenlanda dhe Danimarka negociuan prapa skenave për muaj të tërë për të gjetur zgjidhje për të adresuar disa nga shqetësimet e Trump në lidhje me sigurinë e ishullit, i cili ndodhet në një pozicion strategjik.
Burimi: botasot.info


