nuk ma pranoi kengen ne festival arta bajrami ben deklaraten e forte per elhaida danin 6ab3861b8237a

“Nuk ma pranoi këngën në Festival”, Arta Bajrami bën deklaratën e fortë për Elhaida Danin

September 23, 2026
1 minut lexim

Këngëtarja shqiptare Arta Bajrami ka bërë një deklaratë të papritur gjatë një interviste në emisionin “Artistët Shqiptarë”, ku ka folur për një këngë që kishte synuar ta dërgonte në Festivalin e Këngës në RTSh.

Bajrami ka pretenduar se kënga e saj nuk ishte pranuar në festival, duke e lidhur këtë me një kritikë që ajo i kishte bërë Elhaida Danit në kohën kur kjo e fundit përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, në vitin 2015.

“Nuk më kanë pranuar këngën dhe askush nuk e di këtë gjë, sot po e tregoj te ti. E kam ditur që kur është Elhaida nuk ia pranon Arta Bajramit këngën, ka mbet një hatërmbetje prej atëherë sepse këngën e kam pasur shumë të mirë”, u shpreh ajo.

Këngëtarja tregoi gjithashtu se nuk e ka hequr dorë nga synimi për të konkurruar në festival dhe se planifikon të aplikojë sërish me një këngë të sajën.

“Me një këngë timen vitin e ardhshëm e kam plan me shku, nëse është Elhaida sërish ndoshta këtu nuk e shikon”, shtoi Bajrami.

Deklarata e Artës mori vëmendje të madhe, ndonëse nuk u bë akoma një reagim nga Dani në lidhje me këtë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pas dakordesise marreveshja mes shba danimarkes dhe groenlandes nenshkruhet ne margjinat e okb se 6ab385510c455
Lajmi i mëparshëm

Pas dakordësisë, marrëveshja mes SHBA, Danimarkës dhe Groenlandës nënshkruhet në margjinat e OKB-së

mantelbardhet nen sulm dhuna ndaj mjekeve rritet ne maqedoni heshtja vazhdon 6ab38a0deef16
Lajmi i radhës

Mantelbardhët nën sulm: dhuna ndaj mjekëve rritet në Maqedoni, heshtja vazhdon

Të fundit nga

ShkoLartë