mantelbardhet nen sulm dhuna ndaj mjekeve rritet ne maqedoni heshtja vazhdon 6ab38a0deef16

Mantelbardhët nën sulm: dhuna ndaj mjekëve rritet në Maqedoni, heshtja vazhdon

September 23, 2026
1 minut lexim
mnatel

Sulmi ndaj një gjinekologu në poliklinikën “Bukurështi” në Shkup ka rikthyer debatin për sigurinë e punonjësve shëndetësorë në Maqedoninë e Veriut.

Gjinekologu Dejan Ognenoviq u sulmua në ordinancën e tij, duke pësuar lëndim në një rruazë të qafës. Sipas dëshmisë së tij, sulmi ishte kulmimi i një serie kërcënimesh që kishte marrë gjatë periudhës së kaluar. Rastin e ka denoncuar në polici më 16 shtator.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe se më pas do të dorëzohet kallëzim penal te Prokuroria kompetente.

Mbi 70 për qind e mjekëve janë përballur me dhunë

Të dhënat e Odës së Mjekëve tregojnë një situatë shqetësuese. Sipas anketave anonime, 78 për qind e mjekëve kanë qenë të ekspozuar ndaj një forme dhune. Rreth 80 për qind e rasteve kanë të bëjnë me dhunë verbale, ndërsa 6.8 për qind me dhunë fizike.

Megjithatë, shumica e rasteve nuk raportohen. Vitin e kaluar janë regjistruar vetëm tri denoncime për dhunë ndaj punonjësve shëndetësorë.

Oda e Mjekëve dënon ashpër sulmin dhe thekson se dhuna nuk mund të jetë mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Sipas tyre, sulmi ndaj një punonjësi shëndetësor gjatë kryerjes së detyrës trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe parashikon edhe dënim me burg.

Më të rrezikuar janë ekipet e Urgjencës dhe Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, ndërsa problem në rritje janë edhe kërcënimet dhe ofendimet përmes rrjeteve sociale.

Mjekët kërkojnë masa më të forta sigurie, videokamera, protokolle të qarta për reagim ndaj incidenteve dhe përmirësim të komunikimit me pacientët. Ndërkohë, janë propozuar edhe butona paniku në institucionet shëndetësore, të lidhur me sistemet e alarmit për reagim më të shpejtë të institucioneve. (INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk ma pranoi kengen ne festival arta bajrami ben deklaraten e forte per elhaida danin 6ab3861b8237a
Lajmi i mëparshëm

“Nuk ma pranoi këngën në Festival”, Arta Bajrami bën deklaratën e fortë për Elhaida Danin

Të fundit nga

ShkoLartë