Shirat e dendur në Mekë të Arabisë Saudite kanë shkaktuar përmbytje.
Shumë automjete në Mekë janë dëmtuar nga përmbytjet, shkruan Anadolu.
Në njoftimin nga Kryesia e Përgjithshme e Çështjeve të Mesxhid al-Haramit thuhet se janë shtuar masat kundër efekteve negative që mund të ndodhin nga reshjet e dendura.
Nga atje njoftuan se përveç angazhimit të mbi 200 inspektorëve, gjithashtu edhe 4.000 punëtorë janë angazhuar për largimin e ujit me më shumë se 500 pajisje për situatën në fjalë.
Në njoftimin nga Aeroporti i Mbretit Abdulaziz në Xhidde thuhet se disa fluturime u vonuan për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike.