Konfirmojnë lidhjen: Elhaida dhe Lediani në një romancë

Elhaida Dani dhe partneri i saj në kërcim në spektaklin “Dancing with the stars”, Ledian Agalliu, janë edhe partnerë në jetën reale.

Në kërcimin e mbrëmjes së sotme, ata u puthën duke konfirmuar romancën e përfolur nëpër media prej pak kohësh.

“Menduam ta ndanim, por jo aq shumë sepse është diçka kaq e shenjtë dhe delikate dhe do të donim ta mbanim për vete dhe të ndajmë për publikun atë që ndodhi sot, por jo më gjatë.

Ka qenë një eksperiencë e paharrueshme, sido që të shkojë ‘Dancing with the stars’.” – u shpreh Elhaida.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shirat e dendur shkaktojnë përmbytje në Mekë

Story i radhës

Ngjarjet e datës 24 dhjetor

Të fundit nga