“Shihni njerëzit si qenie njerëzore”, Amir Rrahmani reagon pas skandalit në Rumani

Kapiteni i Kombëtarës së Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar përmes një postimi të bërë në rrjetin sociale “Instagram” për skandalin e ndodhur në Rumani, ku tifozët vendës e shfaqën pankartën “Kosova është Serbi” dhe bënë thirrje nacionaliste “Serbia, Serbia”.

Kapiteni Rrahmani ka qenë kritik ndaj tifozëve huliganë rumunë, të cilët i ka këshilluar që njerëzit t’i shohin si qenie njerëzore, e jo si një objekt për t’i fyer dhe për t’i diskriminuar ata.

“Kur t’i shohim njerëzit si qenie njerëzore, jo si qytetarë të një shteti tjetër, i përmbushim vlerat e humanizmit”, ka shkruar futbollisti kosovar i Napolit në Instagram.

Kujtojmë, se ndeshja Kosovë-Rumani përfundoi 2 me 0 në favor të Rumanisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 33 gradë Celsius

Story i radhës

I dënuar me 10 vite burg për drogë, ndërron jetë në QSUT 62-vjeçari

Të fundit nga