Gir: Pres bashkëpunim të ngushtë me Siljanovska-Davkova për të ardhmen evropiane të vendit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Gir, mëngjesin e sotëm e ka uruar për fitoren e Gordana Siljanovska-Davkovës në zgjedhjet e djeshme presidenciale.

“Urime për Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj si presidente e Maqedonisë së Veriut. Pres bashkëpunim të ngushtë me të për të ardhmen evropiane të vendit”, ka shkruar Gir në rrjetin social “X”.

Sipas rezultateve të fundit të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska – Davkova ka fituar 560.170 vota (65,14%), ndërsa kundërshtari i saj Stevo Pendarovski nga LSDM-ja 251.541 vota (29,25%).

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve

Story i radhës

Dyshohet se vrau çiftin e të moshuarve në Dropull, Prokuroria në Gjirokastër kërkon burg për 69-vjeçarin

Të fundit nga