Shifrat zhgënjejnë turqit

Aventura e Eraldo Çinarit në Turqi me skuadrën e Samsunspor nuk po shkon aspak sipas pritshmërive të ish-futbollistit të Partizanit.

Sulmuesi në 10 ndeshje të Ligës së Parë turke nuk ia ka dalë të gjejë asnjëherë rrugën e rrjetës me skuadrën e tij, ndërsa vetëm një asist nuk justifikon besimin e drejtuesve të klubit.

Në këtë formë, turqit janë në dyshim nëse duhet t’i besojnë edhe në pjesën e dytë të sezonit futbollistit shqiptar, i cili tashmë gjendet në një udhëkryq. Kujtojmë se lojtari ka edhe opsionin e rikthimit në Superiore aty ku Partizani e pret krahëhapur duke qenë se palët kanë kujtime të mira së bashku.

Mbetet për t’u parë tashmë nëse në ditët e fundit të merkatos do të ketë një lëvizje të 25-vjeçarit apo nëse do të qëndrojë te Samsunspor për të treguar potencialin e tij të vërtetë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Надлежните вршат увид на пожарот во Тетово, градоначалникот Касами најави помош за настраданите

Story i radhës

Dua Lipa e përballon të ftohtit në New York me veshje shumëngjyrëshe

Të fundit nga