Shfuqizohet dënimi me 8 vite burg për Sasho Mijallkovin

Gjykata e Apelit ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë për rastin “Thesari”, në të cilin njëri nga të dënuarit ishte edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell TV21. Ai në këtë rast është dënuar nga Gjykata Penale me 8 vjet burg.

Gjykata njofton se janë respektuar ankesat e të akuzuarve, të shprehura përmes avokatëve të tyre, me çka është anuluar aktgjykimi i shkallës së parë dhe lënda është kthyer në rigjykim në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Gjykata e Apelit në Shkup ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkelje të dispozitave të Ligjit për procedurë penale, gjë që sipas tyre e vë në pikëpyetje gjendjen faktike dhe zbatimin e drejtë të Kodit Penal.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Neymar do të humbasë dy ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve

Story i radhës

Pse po heshtin Edi Rama dhe Qeveria shqiptare, për zhvillimet e reja në Kosovë?

Të fundit nga